Arthur pritet të largohet nga Juventusi, pasi krerët e këtij klubi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
Arthur kaloi nga Barcelona te Juventusi në vitin e kaluar, por nuk ka arritur të bind krerët e klubit italian.
Kësisoj, ''Tuttosport'' raporton se Juventusi ka vendosur ta nxjerrë në shitje brazilianin, i cili këtë sezon ka vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat.
''Zonja e Vjetër'' thuhet se do të kërkoj 40 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit.
Arthur ka kontratë të vlefshme me Juventusin deri më 30 qershor 2025.