Këtë sezon është rritur numri i skuadrave që hyjnë në luftë për Kupat e Europës

Futboll

Këtë sezon është rritur numri i skuadrave që hyjnë në luftë për Kupat e Europës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 11:58
Këtë sezon është rritur numri i skuadrave që hyjnë në luftë për Kupat e Europës

“Abissnet Superiore” është në javën e 12 të saj dhe tashmë kanë nisur të kategorizohen më qartë objektivat. Këtë sezon është rritur numri i skuadrave që hyjnë në luftë për Kupat e Europës dhe titullin, por numrat nuk ndryshojnë shumë nga sezoni i kaluar.

Një vit më parë ishte Vllaznia që pas 12 javëve udhëhiqte kampionatit me 26 pikë të grumbulluara. Ndërsa pas saj vinte Teuta me 6 pikë më pak.

Ndërkohë këtë sezon shkodranët kanë ndryshuar vendin me Tiranën, që prin tabelën me 27 pikë, vetëm një më shumë se kuqeblutë sezonin e shkuarn.

“Kërcënimi” për vendin e parë këtë herë është Kukësi, me 4 pikë më pak se bardheblutë.

Gjithashtu ndryshime të mëdha nuk ka as në pjesën tjetër të tabelës. Deri në vendin e pestë diferenca e pikëve këtë sezon është 10 pikë, ndërsa një vit më parë ishte 9 të tilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat