Tuchel: Jam i shqetësuar

Futboll

Tuchel: Jam i shqetësuar

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:06
Tuchel

Chelsea do të luajë ditën e sotme në orën 16:00 kundër Leeds, ndeshje kjo vlefshme për javën e 16 në Premier League.

Ndeshjen e fundit në kampionat Chelsea u mposht nga Wast Ham, humbje kjo që i kushtoi skuadrës së Thomas Tuchel edhe kreun e renditjes, që aktualisht mbahet nag Manchester City vendi i parë ndërsa Liverpool në vendin e dytë.

Në ndeshjen  e ditës së sotme kundër Leeds, blutë e londrës dihet të marrin patjetër fitore për të shpresuar te kombinimet e mundshme me humbe ose barazime të skuadrave si Manchester City dhe Liverpool, për të bërë të mundur edhe rimarrjen e kreut.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri Tuchel është shprehur se lojtarët e tij nuk janë në formën më të mirë të mundshme prandaj ky takim do jetë i një vështirësie të madhe.

“Patëm fare pak kohë për të përgatitur këtë ndeshje dhe është normale që të jem i shqetësuar. Unë dhe lojtarët e mi kemi përshtypjen se mund të bëjmë më shumë, pavarësisht se në ndeshjet e fundit kemi shfrytëzuar maksimalisht rastet për gol të cilat duhet thënë se nuk kanë qenë të shumta.

Është hera e parë që po vërej se nuk jemi fizikisht dhe mendërisht gati për një ndeshje kampionati. Duhet të nxjerrim mësime nga ndeshja me West Hemin ku patëm një pjesë të parë cilësore, ndërsa në të dytën ditëm të reagonim. Ekipet e mëdha dallohen edhe në këto aspekte”, përfundoi trajneri i bluve.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat