Vllaznia me njoftim për tifozët shkodranë

Futboll

Vllaznia me njoftim për tifozët shkodranë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:33
Vllaznia me njoftim për tifozët shkodranë

Vllaznia ka bërë publike dhe çmimet e biletave për sfidën ndaj Skënderbeut, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Klubi shkodran nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se sot nis dhe shitja e biletave për ndeshjen e nesërme.

Një biletë në tribunën VIP kushton 1500 lekë të reja. Në tribunën kryesore kushton 1000 lekë të reja. Në tribunën përballë çmimi është 500 lekë të reja dhe në tribunat prapa porte 200 lekë, ndërsa hyrja për gjininë femërore është falas.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

Duke filluar nga sot nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia – Skënderbeu e cila luhet ditën e dielë në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura në këto orare:

E shtunë 10:00- 17:00

E dielë 10:00 deri në orarin e ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat