Pjesë e operacionit fshesa të PSG ku në merkaton e dimrit pritet të largohen 7 futbollistë bën pjesë edhe Mauro Icardi i cili nuk po gjen shumë hapësira te kryeqytetasit franceze dhe për të luajtur rregullisht kërkon të transferohet në një tjetër skuadër.
PSG që për Icardin shpenzoi në total 58 milionë euro për ta blerë nga Interi dy sezone e gjysmë më parë kërkon të arkëtojë të paktën 50 milionë euro nga shitja e argjentinasit.
Për Mauriton interesohet në radhë të parë Juventusi që e ka kërkuar prej vitesh. Por problemet financiare të bardhezinjëve mund të bëjnë që 28-vjeçari ta vazhdojë karrierën në Angli.
Newcastle United por edhe West Ham janë dy klubet e tjera që interesohen për Icardin i cili do të ishte i hapur edhe ndaj një transferimi në Angli.