Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 15 të sezonit 2021/22.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes kampionit aktual Manchester City dhe skuadrës së Wolverhampton e cila zhvillohet nga ora 13:30.
Ndërsa, i gjithë fokusi sot do të jetë te ndeshja mes Liverpoolit dhe Aston Villas, ku legjenda e “Të Kuqve” rikthehet për herë të parë në “Anfield Road” në rolin e trajnerit të mysafirëve.
Me fillim nga ora 16:00 Liverpooli pret në shtëpi skuadrën e Aston Villas, ku skuadra e Jurgen Klopp do të kërkojë me çdo kusht pikët e plota për ta vazhduar garën drejt titullit të Premier Ligës.
Programin e plotë të ndeshjeve të Premier Ligës angleze e gjeni më poshtë.
13:30 Manchester City – Wolverhampton (Stadiumi Etihad)
16:00 Arsenal – Southampton (Stadiumi Emirates)
16:00 Chelsea – Leeds United (Stadiumi Stamford Bridge)
16:00 Liverpool – Aston Villa (Stadiumi Anfield Road)
18:30 Norwich City – Manchester United (Stadiumi Carrow Road)