Armando Broja po përjeton një sezon debutues të suksesshëm në Premier League.
Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë tre gola deri më tani, duke qenë mjaft produktiv në fushën e lojës në krahasim me minutazhin që i është dhënë.
Një transferim i zgjuar për Southampton-in, të cilin e justifikojnë edhe statistikat.
Sipas një studimi të fundit, Broja është transferimi me më pak kosto në krahasim me pikët e dhëna për sa i përket merkatos së verës.
Lojtari 20-vjeçar paguhet me një pagë mujore prej 0. 1275 milionësh paundësh, ndërsa deri më tani ka ndihmuar skuadrën të grumbullojë plot 12 pikë në ndeshjet ku ka qenë i përfshirë në Premier League.
Kështu Broja rezulton me një kosto për pikë prej 10,265 paundësh. E përkthyer ndryshe djaloshi i Kombëtares kuqezi është paguar deri më tani 10,265 paund për çdo pikë që i ka dhënë Southampton-it.
Vlera më e ulët kjo në të gjitha transferimet e verës në Premier League.