Pas golit ndaj Brightonit, Armando Broja merr sërish besimin si titullar për transfertën që Southampton do të luajë në Londër ndaj Arsenalit.
Trajneri Ralf Hasenhuttl i ka besuar sulmuesit shqiptar udhëheqjen e sulmit, teksa në krah të tij do të jetë Adam Armstrong, të cilët do të mbështeten edhe nga Nathan Redmond nga mbrapa.
Në “Emirates Stadium” do të ketë edhe një “mini derbi” shqiptarësh, pasi në formacion për Arsenalin do të jetë edhe Taulant Xhaka.
Armando Broja ka shënuar tre gola në kampionati n anglez këtë sezon, të tre në “St. Mary’s Stadium”, teksa sot do të kërkojë golin e parë në transfertë, pikërisht në Londër ndaj Arsenalit.