Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja tejet interesante mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së Aston Villas, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze.
Fokusi qëndron te trajneri i skuadrës mysafire Steven Gerrard, i cili rikthehet në stadiumin “Anfield Road” për herë të parë që nga pensionimi.
Momentalisht, pas 15 xhirosh Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 34 pikë, 15 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Aston Villa që renditet në vendin e 11 në tabelë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Elliot, Jones dhe Phillips, kurse për Aston Villan mungojnë Bailey dhe Traore.
Tanimë, të dy trajnerët si Klopp dhe Gerrard kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-1-2): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Oxlade-Chamberlain; Mane, Salah
Aston Villa (4-3-3): Martinez; Targett, Mings, Konsa, Cash; Luiz, Nakamba, McGinn; Young, Watkins, Ramsey
16:00 Liverpool – Aston Villa (Stadiumi Anfield Road)