Manchester City me shumë vuajtje arriti tre pikë në takimin e javës së 16-të të Premier League në futboll.
City ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Wolvesit.
Mysafirët nga minuat e 45+2 mbeten me një lojtar më pak, Jimenez përjashtohet pas kartonëve të verdhë.
Në minutën e 66-të, Raheem Sterling nuk gabon nga penalltia, ia siguron fitoren ekipit të tij.
City kryeson me 38 pikë, ndërsa Wolves është në vend të 8-të me 21.