Llapi ka shënuar fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Prishtinës.
Realizatorët e këtij takimi për Llapin ishin: Ismaili (autogol, 24′), Rivera (27′) dhe Kushtrim Shabani në minutën e 90+3, kurse pë Prishtinën shënuan, Arlind Shabani në minutën e 43’të dhe Sabian Lilaj në minutën e 61’të.
Pas ndeshjes për ‘ArtSport‘ ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se Llapi meritoi fitoren pasi kanë dominuar në çdo aspekt.
“Kemi dominu në çdo aspekt, mendoj që gjyqtari sot ka qenë në nivelin e duhur, dua të ua uroj fitoren çdo tifozi tonë, jemi skuadër që mund të luftojë për kreun e tabelës, rrezikova pasi shkova me ofanzivë totale por me këtë e fituam lojën“, deklaroi Batatina.