Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, me Arsenalin ka fituar përballjen me rezultat bindës 3:0 ndaj Southampton-it të sulmuesit Armando Brojës.
Arsenali dominoi sfidën dhe me lehtësi arkëtoi tre pikë.
Golat u realizuan nga Lacazette (21'), Odegaard (27') e Gabriel (62').
Xhaka u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 81-të e Broja u ndërrua në atë të 70-tën.
Arsenali është në vend të pestë me 26 pikë e Southampton i 16-ti me 16 sosh pas 16 jave në Premier League.