Skuadra e Chelseat arriti të marrë fitore në shtëpi ndaj Leeds United, duke triumfuar me rezultat 3:2, shkruan Insporti. Leeds United arriti të kalonte në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes. Raphinha u tregua i saktë nga penalltia.
Ishte Mason Mount që barazoi shifrat në minutën e 42-të, rezultat ky që mbylli pjesën e parë.
Në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë. Fillimisht ishte Jorginho që realizoi nga penalltia në minutën e 58-të.
Gelhardt barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 83-të të ndeshjes.
Por, në sekondat e fundit të ndeshjes u akordua edhe një penallti për Chelsean, nga ku i saktë u tregua sërish Jorginho, që i dha fitoren ekipit të tij.
Dhe, pas penalltisë një rrëmujë u krijua në fushë. Lojtarët e Leeds dhe Chelsea përplasen, ishte Rudiger ai që ishte pjesë e përleshjes.
Me këtë fitore Chelsea tani ka 36 pikë dhe gjendet në vendin e tretë, dy pikë më pak se City dhe një më pak se Liverpooli.
Në anën tjetër, Leeds United mbetet në vendin e 15-të me 16 pikë të tubuara.
Scenes at Stamford Bridge as Leeds and Chelsea players clash at full-time
— Football Daily (@footballdaily) December 11, 2021
Rudiger is having to be pulled away by his teammates 🤬 pic.twitter.com/scBLJP8cRP