Sardar Azmoun drejt transferimit në kampionatin francez.
Sulmuesi iranian i Zenitit të Shën Petërsburgut ka kontratë deri në fund të sezonit me klubin rus dhe ka refuzuar rinovimin, pasi dëshiron të largohet.
Sipas mediave franceze, sulmuesi 26-vjeçar ka arritur një marrëveshje me klubin e Lyonit për të firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe për t’u transferuar nga Ligue 1 verën e ardhshme.
Megjithatë francezët po punojnë për ta marrë menjëherë dhe po negociojnë me Zenitin për të blerë kartonin e Azmoun në janar, kundrejt një shifre simbolike prej 3-5 milionë eurosh.