Ballkani dhe Gjilani, janë në presion të madh për titullin vjeshtor.
Nesër (13.30) në Therandë do të zhvillohet derbi i madh dhe i javës së 18-të përkatësisht e fundit për stinorin vjeshtor, mes Ballkanit dhe Gjilanit.
Cilat do të jetë më afër fitores, Ballkani i kryetrajnerit Bekim isufit apo Gjilani i ismet Munishit?
Drita kryeson me 34 pikë por ka një ndeshje më shumë në BKT Superligën e Kosovës, duke lënë pas Ballkanin me 33 e Gjilanin me 32.
“Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me SC Gjilanin e cila do të zhvillohet nesër.
Të Dielën do të zhvillojmë ndeshjen e radhës kundër SC Gjilanit, ku shpresojmë që të kemi rezultat pozitivë në këtë ndeshje dhe të jemi kampion vjeshtor.
Jemi shumë krenar me djemtë tanë për punën e tyre të palodhshme dhe që po japin maksimumin për fanellën e klubit dhe qytetin e Suharekës”, thuhet në njoftim e FC Ballkanit.