Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:0 në shtëpi ndaj Southamptonit, në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.
Golat në këtë fitore të “Topçinjve” u shënuan nga Alexandre Lacazette (21’), Martin Odegaard (27’) dhe Gabriel (62’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i kësaj përballje ishte portieri i vendasve, Aaron Ramsdale, që u notua me noten 8.9.
Në anën tjeter, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Valentino Livramento, i cili u vlerësua me notë 5.9.
Për 81 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Granit Xhaka, i cili u notua me 6.7, ndërsa Armando Broja luajti 79 minuta dhe u notua me 6.4.