Juventusi importon vetëm një pikë nga stadiumi "Pierluigi Penzo", duke barazuar me rezultat 1:1 me Venezia-n.
Një pikë që nuk e kënaq për faktin se ngecin sa më larg kreut të tabelës në Serie A.
Juve avancoi me golin e Moratas në minutën e 32-të, por vendasit kundërpërgjigjen në pjesën e dytë përmes Aramu dhe barazojnë rezultatin në minutën e 55-të.
Pas javës së 17-të në Serie A, Juventusi është në vend të gjashtë me 28 pikë, ka një ndeshje më shumë e dhjetë pikë me pak se Milani dhe Venezia renditet e 16-ta me 16 pikë.