Morata kërkoi penallti, ja çfarë i tha arbitri Valeri

Futboll

Morata kërkoi penallti, ja çfarë i tha arbitri Valeri

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:33
Morata kërkoi penallti, ja çfarë i tha arbitri Valeri

Venezia-Juve ka qenë një ndeshje e luftuar deri në fund, me Morata-n që ka kaluar në avantazh bardhezinjtë në pjesën e parë pas dëmtimit të Dybala dhe Aramu që ka barazuar në fillimin e së dytës.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për arbitrin Valeri-n, i cili ka qenë protagonist i një episodi në pjesën e fundit të ndeshjes.

Morata është rrëzuar në zonën e rreptësisë dhe ka kërkuar penallti, por arbitri i ndeshjes ka bërë shenjë që loja të vazhdojë dhe ka bërtitur drejt numri 9 të Juventus-it:

“Nuk është penallti, nuk është penallti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat