Shkupi për fitore në Veles! Alvarez: Të luftojmë

Futboll

Shkupi për fitore në Veles! Alvarez: Të luftojmë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:38
Shkupi për fitore në Veles! Alvarez: Të luftojmë

Në javën e 18-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe të fundit për pjesën e parë të sezonit vjeshtor, Shkupi do të udhëtojë në Veles, ku përballë do ta ketë skuadrën e Borecit.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në Stadiumin “Zoran Paunov”, duke filluar nga ora 13:00.

Freddy Alvarez, dëshiron që ta përmbyllë pjesën e parë të këtij sezoni me fitore dhe distanca në tabelë me ekipet tjera të thellohet edhe më shumë.

“Jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë në Veles, por duhet që të luftojmë për tre pikët që ta mbajmë distancën në tabelë me ekipet tjera. Shkojmë për fitore dhe kjo është e qartë”, tha Alvarez, para ndeshjes së nesërme.

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, Boreci ka një humbje nga Bregallnica në Shtip, ka barazuar me Makedonija Gj.P. në Shkup dhe në xhiron e 17-të fitoi kundër Pelisterit në Manastir me rezultat 1:3.
Renditet e 11-ta në tabelë me gjithsej 12 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e parë në këtë sezon mes Shkupit dhe Borecit, u zhvillua më 19.09.2021 në Çair, ku Shkupi fitoi me rezultat 3:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat