Futbollisti shqiptar, Emir Sahiti, vazhdon me formën e mirë në radhët e skuadrës me renome kroate, Hajduku nga Spliti.
Hajduku barazon me rezultat 3:3 në Zagreb ndaj Lokomotivës.
Sahiti asistoi në minutën e 33-të, Livaja shënon për 1:1.
Për Lokomotivën shënuan Elez (11'-autogol), Mariq (63'), Katiq (86'-autogol) dhe për Hajdukun realizuan Livaja (33'), Mlakar (76' e 80'). Sahiti u zëvendësua në minutën e 46-të.
Enis Cokaj e Jon Mersinaj luajtën titullarë për Lokomotivën. Indrit Tuci në minutën e 85-të u fut në lojë për Lokomotivën.
Hajduku renditet në vend të tretë me 34 pas 18 jave në Kampionatin e Kroacisë, ndërsa Lokomotiva është në të 6-tin me 24.