St. Pauli po tregon formë të lartë në Bundesliga II.
Skuadra St. Paulit importon pikë të madhe nga Dyseldorfi duke luajtur baras (1:1) me Fortunën.
Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, si zakonisht titullar, luajti rol të madh në këtë pikë shumë të rëndësishme të skuadrës së tij.
Ai luajti me vetëmohim të pashoq duke i dhënë iu zemër bashkëlojtarëve.
Faqja e specializuar për statistika "Sofascore", Paçaradën e vlerëson me notë 7.1, ndërsa lojtar i ndeshjes është Marcel Hartel me notën 7.7.
Për St. Paulin shënoi Hartel në minutën e 47-të e për Fortunën Hennings (68'). Pas javës së 17-të, St. Pauli kryeson me 36 pikë, ka 4 më shumë se Darmstadt dhe Fortuna është në pozitën e 11-të me 20.