Juventusi raportohet se është duke tentuar të përforcohet me Mauro Icardin.
Icardi pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini, teksa më shumë gjasë do të rikthehet në Serie A.
Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është takuar me zyrtarë të Juventusit, sipas ''Foot Mercato''.
''Zonja e Vjetër'' thuhet se është duke menduar fillimisht huazimin e 28-vjeçarit.
Sidoqoftë, Wanda Nara thuhet se po flet gjithashtu me një numër klubesh të tjera italiane, teksa kërkon të sigurojë një rikthim në Serie A për Icardin.