New York City fitoi për herë të parë në historinë e saj 8-vjeçare titullin kampion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në finalen e MLS skuadra që është në pronësi të City Football Group, grupit që zotëron edhe Manchester City-n arriti të mposhte pas goditjes së penalltive Portland Timbers me 90 minutat që u mbyllën në barazim 1-1.
Gjithsesi në këtë sfidë u regjistrua një episod shumë i veçantë teksa në momentin që New York City zhbllokoi shifrat me Castellanos në pjesën e parë, ndeshja u ndërpre për disa minuta pasi në momentin e festës Jesus Medina u godit nga një shishe që erdhi nga shkallët e stadiumit që e qëlloi direkt në fytyrë.
Gjithsesi ndeshja rinisi pas disa minutash dhe agresori u largua menjëherë nga stadiumi.