Nëse Felipe Melo në moshën 38-vjeçare arriti një akord me Fluminensen për një kontratë 2-vjeçare dhe do të luajë futboll deri në moshën 40-vjeçare, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me një tjetër futbollist të njohur brazilian, i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
Bëhet fjalë për sulmuesin Luis Fabiano i cili në moshën 41-vjeçare ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur duke thënë stop.
Gjithsesi klubi i fundit i Luis Fabianos ka qenë Vasco da Gama dhe që nga shtatori i 2019-ës ai ka qenë një lojtar pa kontratë, transmeton SS.
Në pamundësi për të firmosur me një tjetër klub gjatë këtyre dy viteve, ish-sulmuesi i Sevillas vendosi të thotë stop duke varur këpucët në gozhdë. Me kombëtaren braziliane ai u aktivizua në 45 takime duke realizuar plot 28 gola.