Manchester United e ka të qartë dëshirën për stolin, pas këtij sezoni.
Ralf Rangnick do ta drejtojë skuadrën e ‘Djajve të Kuq’ deri në fund të këtij sezoni, por më pas United duhet të bëjë një zgjidhje tjetër.
Sipas raportimeve të Mirror, Erik ten Hag është kandidati i preferuar dhe alternativa e parë për punën e përhershme të trajnerit.
United janë të impresionuar me mënyrën se si Ten Hag ka transformuar Ajaxin në një nga skuadrat më atraktive në futbollin evropian.
Me buxhetin që skuadra ka në dispozicion, bordi beson se Ten Hag mund të bëjë mrekullinë.