Formacionet zyrtare nga derbi Ballkani - Gjilani

Futboll

Formacionet zyrtare nga derbi Ballkani - Gjilani

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:55
Formacionet zyrtare nga derbi Ballkani - Gjilani

Ballkani dhe Gjilani zhvillojnë sot derbin e javës së 18-të dhe të fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Pas përballjes se sotme do të vendoset edhe për kampionin vjeshtor.

Ballkani momentalisht renditet i dyti me 33 pikë, një më shumë se Gjilani që është i treti. Drita është lidere me 34 pikë.

Derbi i sotëm zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 13:30.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Kuc, Jashanica, Ar. Thaqi, Hoxha, As. Thaqi, Gashi, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Solomon.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Keita Aziz, Musolli, Hajdari, Progni, Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat