Zaira Nara nuk flet më me lojtarin

Futboll

Zaira Nara nuk flet më me lojtarin

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:04
Zaira Nara nuk flet më me lojtarin

Wandagate vazhdon të tërheqë Argjentinën dhe jo vetëm.

Nëse Mauro Icardi dhe Wanda Nara duket se nuk kanë më probleme mes tyre, pasojat e skandalit China Suarez ndihen akoma, edhe në marrëdhëniet që ka çifti me familjarët.

Në fakt, duket se marrëdhënia mes sulmuesit të PSG dhe motrës së Wanda-s nuk janë shumë të mira.

Zaira Nara e fajëson kunatin se ka përfshirë të fejuarin e saj, Jakob von Plessen, në natën e famshme në hotelin Le Royal Monceau-Raffles me modelen argjentinase.

Skandali duket s eka patur pasoja të rënda te marrëdhënia e të dyve, dhe edhe te marrëdhënia mes Zaira-s dhe Maurito-s, siç ka zbuluar vetë ajo.

Para se të merrte pjesë në mbrëmjen gala “Personajes del Año 2021”, Zaira Nara ka marrë në telefon gjatë të motrën gjatë emisionit Flor de Equipo. Wanda ishte në makinë me Icardi-n në atë moment.

“Përshëndetje Mau, nëse do që të të fal duhet të flasësh këtu për herë të parë. Është hera e parë që flas me atë, edhe pse flas me Wanda-n, jo me atë”, ka thënë ajo.

“Marrëdhënia mes Mauro-s dhe Zaira-s ka qenë gjithmonë e komplikuar”, ka qenë komenti i Wanda-s. “E vetmja gjë që do të doja është që Zaira të kthehej grupet e komunikimit që kishim të gjithë bashkë sepse problemi është se ka lëshuar bombën dhe është larguar”.

Asnjë përgjigje nga Icardi, me Wanda-n që e ka justifikuar bashkëshortin, i cili ishte i përqendruar në dhënien e makinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat