Xavi duhet të bëhet edhe psikologu i yllit të skuadrës

Futboll

Xavi duhet të bëhet edhe psikologu i yllit të skuadrës

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:39
Xavi duhet të bëhet edhe psikologu i yllit të skuadrës

Gabimet e fundit të bëra nga Ter Stegen janë problemi “i ri” i Barcelona-s, që edhe në momentet e vështira mund të mbështetej te pritjet e portierit të saj.

Sport ka shkruar se “Xavi duhet të bëjë edhe rolin e psikologut dhe të rikuperojë Ter Stegen. Brishtësia në mbrojtje është një faktor”, por kjo nuk mund të shpjegojë disa nga gafat.

Gjermani “nuk mund të njihet më, gabon më shumë se zakonisht dhe duket se ka humbur besimin”.

Probleme fizike apo psikologjike?

Kjo nuk dihet, por është e domosdoshme  që të rikuperojë besimin sepse është një element me të vërtetë i rëndësishëm për skuadrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat