Dukagjini importon pikë të madhe nga Malisheva

Futboll

Dukagjini importon pikë të madhe nga Malisheva

Nga: K.G. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:48
Dukagjini

Dukagjini nga Klina importon një pikë të madhe nga stadiumi “Liman Gega” në Malishevë.

Ndeshja me rivalitet të madh, sidomos në pjesën e dytë, gjithsej u shënuan 4 gola. 

Malisheva dhe Dukagjini ndahen baras, me rezultat 2:2.

Në minutën e 26-të, Dukagjinin e shpëtoi shtylla nga një goditje e fortë e Donart Vitisë.

Në minutën e 43-të, Ergan Ahmeti kalon në epërsi Dukagjinin.

Në minutën e 58-të, Agron Bruqi barazon rezultatin 1:1.

Brenda tre minutave shënohen dy gola. 

Kryeziu shënon për 2:1 në minutën e 61-të për Malishevën. Pas dy minutave, në minutën e 63-të, Bujar Shabani barazon rezultatin 2:2.

Dukagjini renditet në vend të tetë me 18 pikë e Malisheva të shtatin me 19 pikë pas 18 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat