Real Madrid nuk e ka në plan ta shes kartonin e Rodrygo.
Braziliani Rodrygo ka qenë disa herë pjesë e formacionit startues këtë edicion me Real Madrid, por lidhej me disa spekulime që e largonin nga Bernabeu.
Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, kontrata e Rodrygo do të diskutohet së shpejti nga bordi i ‘Los Blancos’.
Madrilenët nuk po planifikojnë ta shesin kartonin e lojtarit gjatë janarit.
Rodrygo shihet si pikë e fortë për të ardhmen e klubit, kur merret parasysh mosha e tij e re.