Imeri zverdhet, Servette barazon me Baselin

Futboll

Imeri zverdhet, Servette barazon me Baselin

Nga: K.G. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:23
Imeri zverdhet, Servette barazon me Baselin

Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, me Servetten nxorën një pikë (2:2) në duel me Baselin e Pajtim Kasamit. 

Ndeshje me rivalitet të madh, ndërsa Servette ia doli të ndal një pikë si vendas. 

Kastrioti Imeri, reprezentuesi i Zvicrës, u paraqit titullar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të e katër minuta më vonë u zëvendësua. 

Pajtim Kasami luajti titullar për Baselin dhe u zëvendësua në minutën e 81-të. 

Lopez (40'), Millar (84') shënuan për Baselin dhe Stevanoviq (17') e Cognat (47') për Servetten. 
Pas javës së 17-të në elitën e futbollit zviceran. 

Zurich kryeson me 37 pikë, pasojnë Baseli me 31 dhe Servete është. në vend të gjashtë me 22.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat