Shqiptarët e Lazios pësuan humbje në udhëtim, me rezultat 2:1 nga Sassuolo, në takimin e javës së 17-të në Serie A.
Sassuolo edhe një herë u tregua një ekip që për të ekipet e forta është një mace e zezë.
Sassuolo ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Lazios.
Për Sassuolon shënuan Berardi (63') e Raspadori (69') dhe për Lazion Zaccagini (6')
Elseid Hysaj u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 78-të nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Portieri Thomas Strakosha startoi nga minuta e parë, por me Lazion pësuan humbje në fushën e Sassuolos.
Lazio zë vendin e nëntë me 25 pikë e Sassuolo është e 17-ta me 23.
Në minutën e 88-t, Ayhan u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar me pak Sassuolon.