Interi do të kërkojë ta marrë kreun e tabelës në Serie A sonte vonë, por për ta arritur këtë i duhet ta mposhtë Cagliarin në formë të dobët.
Takimi i javës së 17-të të Serie A mes Interit dhe Cagliarit zhvillohet në Giuseppe Meazza në orën 20:45.
Interi është i vetëdijshëm se nëse e mund Cagliarin do të bëhet lider i ri i Serie A, pasi lideri i tanishëm Milan u ndal me barazim nga Udinese të shtunën.
Siç qëndrojnë gjërat, zikaltrit kanë 37 pikë në vendin e dytë, ndërsa rivali kuqezi i ka 39 pikë në vendin e parë.
Skuadra e Simone Inzaghit i ka fituar katër ndeshjet e fundit në ligë, duke e ngritur formën në përpjekje për ta mbrojtur titullin.
Cagliari, ndërkohë, është në formë tejet të dobët këtë sezon dhe ndodhet në zonën e rënies nga liga, pas tetë humbjeve, shtatë barazimeve dhe vetëm një fitoreje deri tani.