Manchester United goditet nga pandemia e Koronavirusit dhe është në kaos para ndeshjes së të martës në fushën e Brendfortdit.
Sipas “DailyMail”, një pjesë e stafit dhe e lojtarëve ka rezultuar pozitiv në testet e zhvilluara për COVID-19.
Ky jam vjen një dytë pasi Lindelof doli nga fusha me probleme me frymëmarrjen gjatë sfidës me Norwichin, por ende nuk ka të dhëna se ky problem i futbollistit suedez lidhet me infektimin e mundshëm me Koronavirus.
Për këtë problem të papritur në kampin e “Djajve të Kuq” është njoftuar edhe Premier League, çka do të thotë se ndeshja me Brendtfordin mund të shtyhet. Mësohet gjithashtu se i gjithë grupi që udhëtoi drejt Norwich ka rezultuar negativ, por një pjesë e lojtarëve të “dorës së dytë” dhe stafit kanë rezultuar të infektuar.
Ata janë karantinuar në banesat e tyre, para se të niste seanca stërvitore e kësaj të diele.