Crystal Palace lë pas krizën e rezultateve me një fitore bindëse 3:1 ndaj Evertonit në “Selhurst Park”.
Skuadra drejtuar nga Patrick Vieira parakaloi në renditje pikërisht rivalin nga Liverpooli, që ia doli të merrte suksesin e dytë radhazi, pasi atij me Arsenalin në ndeshjen paraardhëse.
Skuadra Londineze e mbylli pjesën e parë në epërsinë e një goli të shënuar nga Callagher në minutën e 14-të. Tomkins dyfishoi shifrat në të 62-tën, para se Rondon të rihapte ndeshjen (70’).
Në minutën e tretë shtesë, kur futbollistët e Evertonit po bënin përpjekjet e fundit për barazimin e rezultatit, Callagher vulosi fitoren 3-1 të vendësve me golin e dytë personal.