Skuadra e FC Prishtinës pas ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor të luajtur të shtunën ndaj Llapit, ka shkuar në pushim.
Futbollistët dhe stafi përcjellës i skuadrës do t'i kthehet përgatitjeve për stinorin pranveror më 5 janar të vitit të ardhshëm.
Garat në futbollin e Kosovës do të rifillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ku Prishtina do të përballet me Drenicën ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt.
Kampionia në fuqi e Kosovës e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e pestë me 24 pikë, 11 më pak se lideri SC Gjilani (35).
Ditë më parë me marrëveshje të dyanshme klubi e ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Besart Berisha dhe mbrojtësin Kristi Vangjeli ndërkohë që për largimet e tjera dhe transferimet që pritet të ndodhin do të njoftoheni në ditët në vijim, njofton FC Prishtina.