Tifozët “Plisat” kërcënojnë trajnerin e juniorëve të Prishtinës, Leotrim Krasniqi.
“Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi - trajner i juniorëve të klubit futbollistik PRISHTINA.
Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babait të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës.
Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë - Leotrim Krasniqit.
Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë! Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër!”, shkruan në faqen e “Plisave”.