Trajneri i juniorëve të Prishtinës: Jam kërcënuar edhe me jetë, nuk kam dashtë ta fus as familjen time

Futboll

Trajneri i juniorëve të Prishtinës: Jam kërcënuar edhe me jetë, nuk kam dashtë ta fus as familjen time

Nga: K.G. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:03
Trajneri i juniorëve të Prishtinës: Jam kërcënuar edhe me jetë, nuk kam dashtë ta fus as familjen time

Leotrim Krasniqi, trajnerëve i juniorëve të klubit të futbollit Prishtina, i përgjigjet kërcënimeve të tifozëve “Plisat”.

Krasniqi përmes reagimi ka thënë se është kërcënuar edhe me jetë.  

“Në një shkrim të grupit ‘Plisat‘ është lakuar emri im dhe për opinion dua ta zbardhi të vërtetën. 

Ata që me njohin nga afër e din ndershmërinë e punës time, parimet e mia dhe atë që nuk dua të i hi në hak askujt. 

Gjithmonë kam punuar drejt në çdo klub ku kam punuar, nuk kam lejuar të nënshtrohem asnjëherë përkundër kërcënimeve edhe me jetë.

Javëve të fundit jam kërcënuar dhe nuk kam dashtë ta fus as familjen time dhe as shoqërinë në atë se çka po ndodhë, dhe jam detyruar të gjejë mënyrë si t’i largoj ata që me shantazhuan për të futur një lojtar në ekip. 

Faji është i imi që nuk ju kam drejtu organeve të rendit, por kam dashur ta kryej vet këtë problem. 

Komuniteti sportiv, lojtarët dhe klubet ku kam punuar njohin shumë mirë vlerat e mia, profesionalizmin tim, pastërtin dhe ndershmërinë që kam në punën time”, - reagon Krasniqi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat