Karim Benzema e Marco Asensio i japin goditje të rëndë Atletico Madridit.
Real Madridi nuk ka mëshirë as për Atleticon. Reali ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Atletico Madridit, në derbin e madh që u zhvillua në stadiumin "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Në minutën e 16-të, Vinicius asiston deri të Benzema i cili nuk e la topin të prek as në tokë e nga 15 metra shënon në këndin e poshtëm e të majtë, 1:0.
Në minutën e 57-të, Asensio nga rreth 14 metra shënon në këndin e djathtë për 2:0.
Pas javës së 17-të në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 42 pikë, ka 8 më shumë se Sevilla në pozitën e dytë dhe 13 se Atletico në vend të katërt.