Lyon dhe PSG e duan Martial gjatë afatit të janarit

Futboll

Lyon dhe PSG e duan Martial gjatë afatit të janarit

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 00:56
Anthony Martial

Sulmuesi Anthony Martial është i interesuar për t’u larguar nga Manchester United në afatin e janarit dhe Lyon dhe PSG thuhet se kanë shprehur interesim për sulmuesin.

Francezi nuk ka zhvilluar shumë minuta këtë edicion, duke qenë dy herë titullar në Premierligë dhe vetëm një herë në Ligën e Kampionëve.

Agjenti para disa ditëve deklaroi se Martial dëshiron largimin gjatë janarit, ngase është i interesuar të zhvillojë më shumë minuta.

Ndërkohë, e përditshmja franceze, “RMC Sport” raporton se PSG dhe Lyon kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin.

Lyon thuhet se është më e interesuar, por duhet ta bindin Martial dhe nuk do e kenë të lehtë, duke marrë parasysh këtë fillim zhgënjyes ku renditën në pozitën e 13-të në tabelë.

Martial ka kontratë deri në vitin 2024, andaj kartoni nuk do jetë i lirë për asnjë skuadër që e do blerjen e francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat