Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptarë.
Sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ka piketuar 5 legjionarët që kanë shkëlqyer me paraqitjet me skuadrat e tyre respektive këtë fundjavë.
I pari në këtë klasifikim është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili vlerësohet me notën 7,9 nga ku ka luajtur përgjatë gjithë 90 minutëshit në fitoren ku Empoli arriti ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
I dyti në këtë klasifikim është mesfushori i Shqipërisë, Enis Çokaj, i ciili vlerësohet me notën 7,4, i cili shkëlqeu gjatë gjithë 90 minutëshit me Lokomotivën e Zagrebit ndaj Hajdukut të Splitit.
I treti renditet, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili është vlerësuar me notën 7,4, me Atalantën e tij në fitoren ku bergamaskët arritën ndaj Veronës me rezultatin 1-2.
I katërti është Emir Sahiti, i cili është vlerësuar me notën 7,4, ku me Hajdukun e Splitit dhuroi një asist te goli i parë ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
I pesti në këtë klasifikim renditet portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani, i cili vlerësohet me notën 7,4,m ku ruajti portën e paprekur ku Boluspori i tij barazoi pa gola ndaj Adanasporit në Ligën e Parë turke.