Cristiano Ronaldo përballë Lionel Messit. Shorti i Ligës së Kampionëve vuri përballë dy jashtëtokësorët në një duel epik mes Manchester United dhe PSG-së që do të rrëmbejnë vëmendjen në fazën 1/8-ve të kompeticionit më të lakmuar në botë.
Kjo është një sfidë edhe për trajnerin Mauricio Pochettino që është emri më i përfolur për të marrë drejtimin e “djajve” sezonin e ardhshëm.
Një tjetër ndeshje interesante është edhe ajo mes Ateltico Madrid dhe Bayern Munich që do të luftojnë për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampionët aktualë të Evropës, Chelsea do të luajë përballë francezëve të Lille, shorti më i lehtë në letër pasi shmangu Realin, bavarezët e Bayern dhe Ajaxin.
Shorti ishte bujar me Liverpool që i vuri përballë Salzburgun, ndërsa Reali do të luajë me Benficën. Guardiola me Manchester City do të luajë përballë spanjollëve të Villareal. Ndërsa Sporting Lisbona me Juventus.
Çiftet e 1/8-ve:
Benfica vs Real Madrid
Villarreal vs Manchester City
Atletico Madrid vs Bayern Munich
Salzburg vs Liverpool
Inter vs Ajax
Sporting Lisbon vs Juventus
Chelsea vs Lille
Paris Saint-Germain vs Manchester United