Kriza me Covid-19/ Manchester United anulon të gjitha stërvitjet

Futboll

Kriza me Covid-19/ Manchester United anulon të gjitha stërvitjet

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 16:36
Manchester United

Skuadra e Manchester United është në një pozitë shumë të vështirë aktualisht.

Pak para fazës kryesore të kampionatit anglez, në fund të dhjetorit, Manchester United po përballet me Covid-19.

Raportime të fundit nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se skuadra e United nuk do të mbajë seanca stërvitore.

Kjo si pasojë e numrit të lartë të të infektuarve në stafin e skuadrës.

Në dyshim është edhe ndeshja e mes-javës me Brentford.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e bordit – sigurisht në bashkëpunim me Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat