Frenkie de Jong është një nga lojtarët më të kritikuar të Barcelonës për startin e dobët të sezonit. Mesfushori holandez është shumë larg versionit të tij më të mirë, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm nga “blaugranat”.
Por babai i futbollistit, John de Jong, ka thënë në një prononcim të fundit se djali i tij nuk ka në plan të largohet nga Barcelona: “E di që Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e madhe për Frenkie-n mund ta ndihmojë, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë.
Përveç kësaj, ai shpjegoi se lojtari është i fokusuar tek ekipi dhe kritikat nuk e shpërqendrojnë.
“Ndonjëherë e vlerësojnë me notën 4. Për Frenkie-n, i vetmi mendim që ka rëndësi është ai i trajnerit të tij dhe të gjithë e vlerësojnë kontributin e tij,” – vijoi John de Jong. Madje, ai ka bërë të ditur se futbollisti dhe e dashura e tij po ndërtojnë një shtëpi pranë “Camp Nout”- dhe se të dyve u pëlqen qyteti.
“Ai dhe Mikky po dëfrehen në Barcelonë, jeta atje është fantastike. Katalanasit janë të çmendur pas tij”.
Por kjo deklaratë nuk sqaron të ardhmen e lojtarit. John de Jong ka bërë të ditur gjithashtu se “pesë klube” në Europë janë të interesuara për mesfushorin dhe se po e monitorojnë nga afër situatën e tij. Pra, edhe nëse Barça vendos ta shesë, Frenkie de Jong sërish do të luajë në një klub të madh, ky pa dyshim do të jetë protagonist.