Roma ka arritur të shënoi fitore ndaj Spezias, në kuadër të xhiros së 17-të në Seria A.
Skuadra e Mourinhos ka fituar me rezultat komod 2-0 ndaj Spezias.
Golat për “Giallorossët” u shënuan nga Chris Smalling min e gjashtë dhe nga Ibanez në min e 56-të.
Paraqitja më e mirë e “Giallorossëve” ka bërë që edhe nota mesatare e tyre të jetë më e lartë se ekipit mysafir.
Në këtë takim, lojtari më I vlerësuar ishte Roger Ibanez me notën 8.3, ndërsa pas tij ndodhet mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla 7.9.
Te skuadra tjetër ka luajtur edhe shqiptari tjetër, Rey Manaj, i cili ka notë solide në krahasim me bashkëlojtarët e tij.