Agjenti i Karim Adeyemi ka dhënë informacione të rëndësishme lidhur me të ardhmen e klientit të tij.
Mbrëmë në mediat evropiane citoheshin fjalët e Adeyemi se Barcelona është një opsion për të ardhmen e tij.
Megjithatë, pas pak këtyre fjalëve, reagimi erdhi nga agjenti i lojtarit, i cili mbylli dyert për skuadrat jashtë Gjermanisë.
Agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se janë refuzuar ofertat nga Barcelona, Real Madrid dhe Inter.
Ata kanë shprehur edhe një herë vendosmërinë duke thënë se ylli në rritje i Gjermanisë planifikon të luajë në Bundesliga.
Adeyemi aktualisht paraqitet me skuadrën e Salzburg, ku edhe po bën paraqitjet që po tërheqin vëmendjen e skuadrave të mëdha.