Bayerni i Munihut do të luajë sot përballë Shtutgartit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të Bundesligës gjermane.
Trajneri Julian Nagelsman tha në konferencën për shtyp se skuadra e tij do të luajë për të thelluar diferencën me vendin e dytë, i cili mbahet nga skuadra e Dortmundit. 33-vjeçari foli gjithashtu për kundërshtarin në Champions duke thënë se Salcburgu është një skuadër që kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar.
Sa të kënaqur jeni me shortin e dytë të Champions-it?
"Gabime të tilla mund të ndodhin dhe është normale që shorti duhej përsëritur për të qenë sa më i drejtë me klubet.
Salzburgu është një skuadër e fortë dhe me djem të rinj që kanë bërë shumë mirë në fazën e grupeve", ka thënë trajneri i Bayernit.