Robertson reagon pasi i ra shorti kundër Interit

Futboll

Robertson reagon pasi i ra shorti kundër Interit

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:13
Andy Robertson

Ylli i Liverpoolit, Andy Robertson pret një sfidë të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Interit, por e sheh si ëndërr të realizuar të luajë në “San Siro”.

“Reds” kanë rekord 100 për qind në Ligën e Kampionëve këtë vit duke u larguar nga grupi B me gjashtë fitore, pra kundër Atletico Madridit, Portos dhe AC Milanit.

Në shortin e djeshëm, Liverpool ra në short kundër Interit, ndërsa Robertson tani ka dhënë mendimin për këtë ndeshje.

“Shorti është bërë dhe është emocionues. Isha në stol kundër Milanit, por stadiumi San Siro është ai që kam dashur të luajë që kur u bërë profesionistë”.

“Është ikonik, stadium i mrekullueshëm. Pasi e vizitova javën e kaluar dhe isha i lumtur që isha aty, shpresoj që në shkurt të jem në gjendje të luajë në fushë dhe ta shijojë edhe më shumë”.

Tutje, skocezi foli edhe për rivalitetin e dy klubeve të Milanit.

“Dy klubet nga Milan janë duke luftuar në kreun e ligës. Kishim eksperiencën të luajmë kundër Milanit në fazën grupore dhe ishte kundërshtar shumë i vështirë”.

“Ndeshja që zhvillova në shtëpi ishte shumë e vështirë. Luajtën vërtet mirë dhe na bënë që të punojmë për këto tre pikë. Presim të njëjtën nëse jo më shumë nga Inter dhe shkaku që është 1/16 do jetë më e rëndë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja mes Interit dhe Liverpoolit zhvillohet me 16 shkurt 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat