A po largohet nga Shkupi?

Futboll

A po largohet nga Shkupi?

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:45
A po largohet nga Shkupi?

Futbollisti Matej Cvetanoski nuk ka më obligime ndaj skuadrës shqiptare Shkupi. 

Atij i ka skaduar kontrata me skuadrën e Çairit, ndaj ka mundësi që ai të mos jetë pjesë e liderit të tabelës në pjesën pranverore të sezonit në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Në adresën e Cvetanoskit ka disa oferta, kryesisht nga jashtë. 

Pak javë më parë qarkulluan informacione se e kërkon Levski nga Sofja.

Mirëpo, edhe Shkupi është duke negociuar me të për vazhdimin e kontratës, kështu që nëse të dyja palët gjejnë zgjidhje, ka mundësi që Cvetanoski të qëndrojë në Çair të paktën deri në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat