Struga Trim & Lum triumfon në derbin shqiptar të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Renovën nga Xhepçishti i Tetovës, në ndeshjen e mbetur të javës së 18-të.
Futbollisti Dejan Cvetanoski vulosi futoren në minutën e 90+2.
Renova nga minuta e 64-të, mbetet me një lojtar me pak, pasi Bajrami u përjashtua me karton të kuq.
Në minutën e 19-të, u lëndua lojtari kryesor Selmani duke shkaktuar edhe më shumë telashe për sulmin e Renovës.
Struga arkëton tre pikë e Renova e Qatip Osmanit e pafat.
Renova përfundon stinorin vjeshtor në vend të pestë me 27 pikë e Struga në të shtatin me 26 dhe Shkupi është kampion vjeshtor me 42 pikë.